Krisjan Ndoji, 15 vjeç, ndërroi jetë të enjten, ndërsa ishte qëlluar më 15 mars nga persona që ende ndodhen të lirë. Mediet amerikane i kanë dhënë hapësirë këtij lajmi, ku Flamur Peraj, që merret me pica shprehet se “Çdo gjë është e qetë këtu sot, por ne jemi në gjendje shoku.”
Ndoji përshkruhet si djali që rrinte i buzëqeshur dhe sytë e tij të ndritshme, në të gjelbër mund të dalloheshin në një dhomë, ndërsa ai nuk kishte shqiptuar ndonjë fjalë të keqe, në marrëdhëniet me miqtë. Dje dështoi edhe beteja e mjekëve me plumbin që ia kishte shpuar trurin në lagjen “Agawam Trail”, natën e së shtunës.
“Unë shkova për ta parë atë të martën. Ne kishim të gjithë shpresë, por tani jemi të shokuar”-vijon Peraj. Kristjan dhe vëllai i tij më i madh, Elvisi, shpesh ndaleshin në restorantin shqiptar për një pica dhe një sode. Peraj shton se, “ne jemi të gjithë shqiptarët këtu, nuk jemi shumë, por jemi shumë afër. Ne të gjithë e njohim njëri-tjetrin”.
Qerim Dumani, pronari i një tjetër picerie shprehet se: “ai ishte një fëmijë i bukur dhe kishte një personalitet të madh. Ai mund të bisedonte me të gjithë. Në të shtënat është përfshirë një vajzë e re dhe i dashuri xheloz. Ka pasur raporte për kërcënime telefonike në adresë të Kristjanit.
“Ne jemi të vetëdijshëm për kërcënimet që i janë bërë”- tha Robert Kozlowsky, eksperti i policisë që shtoi se po hetohej në disa pista. Ndërkaq, çështja do të ndiqet penalisht nga Prokurori Kevin Laëlor.
“Një arrestim tani është primare për familjen. Kjo do të sillte një lehtësim”-thotë Peraj. Ndërkaq, kjo ngjarja duket sae ka sensibilizuar të gjithë komunitetin amerikan, teksa deri të enjten 333 njerëz kishin dhuruar 16.718 dollarë, përmes një faqeje internet, për të ndihmuar familjen Ndoj për shpenzimet e varrimit.
Çdokush i interesuar mund të hyjë në faqen ëëë.gofundme.com. Fatkeqësia për shqiptarin nisi shtunën rreth orës 17:00., ku një grup adoleshentësh u takuan jashtë shtëpisë së një vajze. Ndërkaq, rreth orës 08:45, disa të shtëna erdhën nga zona e pyllëzuar nëpër rrugë.
Miku i tij vrapoi në një shtëpi aty pranë dhe kërkoi ndihmë, pasi Ndoj ishte qëlluar 2 herë në kokë dhe këmbë. Ende nuk dihet motivi i plotë për këtë vrasje, por policia dhe prokuroria i kanë përqendruar hetimet në pistën e grindjes mes adoleshentëve për të fituar të drejtën për të dalë me një femër.
Autoritetet i kërkojnë gjithkujt që ka informacione për të shtënat që të kontaktojnë policinë në numrin 203-924-1544 203-924-1544.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)