SHBA - Aktorët porno duhet të vendosin prezervativ, të paktën kështu kanë vendosur amerikanët.

Në një referendum votuesit amerikanë kanë vendosur se aktorët në filma porno do të duhet të veshin kondom gjatë punës së tyre. Të paktën kështu do të ndodhë në qarkun e Los Angeles, ku ndodhet edhe San Fernando Valley, i njohur edhe si "San Pornando”.

Referendumi 176 që u mbajt në SHBA në lidhje me votimin presidencial të martën, u votua nga 56 % e amerikanëve.

“Kjo është një detyrim kushtetuese: Ne do të apelojmë”, kështu janë shprehur shtëpitë e produksionit të filmave porno, duke iu bashkuar shoqatës “Koalicioni i fjalës së lirë”

Ata kërcënojnë se do të lëvizin biznesin e tyre diku tjetër, duke filluar me Las Vegas, që duket më tolerant: "Në javët e ardhshme ne do të përgatisim planin për transferimin e industrisë që siguron miliarda dollarë (më shumë se 780 milionë euro) dhe dhjetë mijë vende punë ", tha drejtori ekzekutiv Diane Duka.

(eç/shqiptarja.com)