SHBA: BE duhet të hapë negociatat me Shqipërinë

SHBA: BE duhet të hapë negociatat me Shqipërinë

Drejtori i Zyrës për Evropën Jugore dhe Lindore në Departamentin e Shtetit të SHBA, David Kostelancik shprehet se Amerika mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Zyrtari i DASH thotë se pavarësisht nga vendimi SHBA do të vazhdojë të inkurajojë dy vendet që të ndjekin reformat.

SHBA mbështet fuqimisht hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pavarësisht nga vendimi që Këshilli Evropian do të marrë, SHBA do të vazhdojë të inkurajojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të ndjekin reformat.

Një Ballkan Perëndimor më i fortë do të thotë partneritet më i fortë i BE dhe Euroatlantik. Ne jemi të interesuar për sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe luftën kundër korrupsionit në këtë rajon”.

Vendimi për hapjen ose jo të negociatave do të merret nesër në samitin e liderëve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, të cilët do të tentojnë deri në minutën e fundit të bindin Presidentin francez që të hapë dritën jeshile.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jorgo: 18/10/2019 05:52

    Nuk kupton politiken europiane aktuale keshtu ndodh kur mbi vlerson vehten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)