SHBA- Nuk është diçka e rrallë të sjellësh në jetë binjakë, por është e rrallë që këta binjakë të lindin në dy vite të ndryshëm është diçka e pazakontë. Kjo është ajo çka i ka ndodhur zonjës Yaleni Begazo, në Washington Hospital Center në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Të martën e 31 dhjetorit, rreth orës 23:58 në vitin 2013-të, Begazo solli në jetë një vajzë të cilën e quajtën Lorena Yaleni dhe sapo kishte hyrë dita e parë e vitit të Ri 2014-të, vetëm një minutë pas mesnate, ajo solli në jetë një djalë, të cilin e quajtën Brandon Ferdinando.
 
Lajmi për këtë lidhje të pazakontë, është pritur me shumë entuziazëm edhe nga babai i binjakëve 53-vjeçari Brandon Begazo, i cili është kamarier dhe bashkë me gruan e tij janë me origjinë nga Arequipa, në Perù.
 
Një rast i tillë ka ndodhur edhe në ndërrimin e viteve 2010-2011, ku çifti Brandon Lewis e Ashley Fansler kanë pritur ardhjen e dy binjakëve, Madisen dhe Aiden, të cilët lindën në Rockford, në Illinois, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me pak sekonda distancë dhe në vite të ndryshëm.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)