UASHINGTON, 14 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti i Dhomës amerikane të Përfaqësuesve, republikani John Boehner dënoi sot marrëveshjen bërthamore me Iranin duke deklaruar se një veprim i tillë do të mundësonte që shumë vende të botës të rifillonin procesin e pajisjes me armë atomike.
"Kjo marrëveshje do t'i japë Iranit miliarda pas heqjes së sanksioneve si edhe kohën dhe hapësirën e nevojshme për prodhimin e ligjshëm të bombës bërthamore", deklaroi John Boehner.
"Në vend që të frenonte përhapjen e armëve bërthamore në Lindjen e Mesme, kjo marrëveshje nxit kursin për armët atomike në botë", theksoi ai./  a.jor.