Anija amerikane “USS Mesa Verde”, me 550 marinsa dhe helikopterë të tipit “Osprey” në bordin e saj mbërriti në Gjirin Persik për të dërguar përforcime në rast se do të duhet të evakuohet ambasada amerikane në Bagdad, njoftoi sot Pentagoni.
“Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel i urdhëroi anijes amfibe të transportit ‘USS Mesa Verde’ që të hyjë në Gjirin Persik. Kjo e fundit tashmë e ka kaluar ngushticën e Ormuzit”, konfirmoi zëdhënësi i Pentagonit, kundëradmirali John Kirby, në një komunikatë.
Anija mund të mbajë në kuvertë disa helikopterë, dhe aktualisht është e pajisur me aparatura të tipit “MV-22 Osprey”.
Të 550 marinsat që ndodhen në bord janë në gatishmëri që të marrin pjesë në operacione evakuimi të ambasadës amerikane në Bagdad në rast të përkeqësimit të situatës, sipas një përgjegjësi amerikan të Mbrojtjes./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com