SHBA do dërgojnë një anije- spital në Venezuelë

SHBA do dërgojnë një anije- spital në Venezuelë

Ushtria amerikane thotë se do të dërgojë një anije ushtarake - spital në rajonin e Venezuelës, treguesi më i fundit i përfshirjes më të madhe të SHBA në krizën që ka përfshirë vendin e Amerikës së Jugut.

Një zyrtar i Pentagonit i tha Zërit të Amerikës se anija - spital e USNS Comfort "do të dislokohet në ujërat e Amerikës Jugore javët e ardhshme". Zyrtari tha se anija Comfort do të jetë në një "dislokim standard, që do të përfshijë kujdesin për refugjatët venezuelianë".

Zyrtarët amerikanë kanë thënë kohët e fundit se po konsiderojnë opsionin ushtarak në Venezuelë, ndërsa SHBA intensifikojnë presionin diplomatik dhe ekonomik në vendin e pasur me naftë.

SHBA kanë njohur Asamblenë Kombëtare dhe kreun e opozitës Juan Guaido si president i përkohshëm i Venezuelës dhe i kanë bërë thirrje Presidentit Nicolas Maduro të japë dorëheqjen. VOA

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti