Dorëhiqet Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Trump emëron John Ratcliffe pasues të Dan Coats

Dorëhiqet Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Trump emëron John Ratcliffe pasues të Dan Coats

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare në SHBA Dan Coats, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga posti nëpërmjet një letre dërguar presidentit amerikan Donald Trump.

Ish-senatori republikan nga Indiana, u emërua në postin e lartë në vitin 2017 dhe që prej dates 15 gusht ai nuk do të jetë më Drejtor i Inteligjencës Kombëtare.

Për punën e tij, Coats mori vlerësime nga të dyja partitë.

Lideri i maxhorancës në Senat, Mitch McConnell tha se falë drejtimit të Coats, Inteligjenca ka bërë një punë të mirë në mbrojtjen e demokracisë kurse Nancy Pelosi nënvizoi se 76-vjeçari ishte i respektuar nga të gjithë pasi është një patriot amerikan.

Presidenti Trump ndërkohë ka emëruar kongresmenin John Ratcliffe si pasues të Dan Coats.

 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)