SHBA - Dy motra binjake amerikane të cilat kanë lindur duke ia mbajtur dorën njëra-tjetrës, po merrnin frymë vetvetiu, menjëherë sapo i hoqën nga inkubatori. Kështu ka deklaruar nëna e tyre.
Jillian dhe Jenna Thistlewaite kanë ndarë bashkë lëngun amniotik nga placenta, një formë e rrallë kjo e njohur si lindje monoamniotike.

“Ato janë miket më të mira tashmë”, - tha nëna e tyre, Sarah Thistlethwiate duke shtuar se mbajtja e duarve nga fëmijët e saj ishte dhurata me e mirë që mund t'i bëhej në ditën e nënës.

“S’mund të besoj se ato po ia mbanin duart njëra-tjetrës”, tha ajo, duke shtuar se "kjo ishte e mahnitshme".

Binjaket linden të premten në shtetin e Ohaios, duke ia shtrënguar dorën njëra-tjetrës ndërsa mjeket po i çonin për t’ua treguar prindërve të tyre.

Lindje monoamniotike ndodh në vetëm një në 10 000 gra shtatzëna.

Marrë nga Kosova Press

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)