SHBA e lidh hyrjen e Kosovës në Partneritetin për Paqe me progresin në dialog

SHBA e lidh hyrjen e Kosovës në Partneritetin për Paqe me progresin në dialog

SHBA dëshiron që Kosova të bëhet pjesë e programit të NATO-s, Partneriteti për Paqe, por ajo duhet së pari të arrijë progres në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, tha sot ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith.

Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s, i cili synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë. Ai shërben edhe si rrugë për ato vende që synojnë që një ditë të bëhen pjesë e NATO-s.

“Ne, gjithsesi, e vlerësojmë programin e Partneritetit për Paqe. Jemi të kënaqur që kemi parë interes të madh nga Kosova për t’iu bashkuar Partneritetit për Paqe. Por mendoj se miqtë tanë në Kosovë i kanë dëgjuar thirrjet tona të zëshme dhe të qarta. Ne duam që ata të vazhdojnë të investojnë në dialogun e lehtësuar nga BE”, tha Smith.

Duke folur para gazetarëve në prag të takimit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, Smith tha se një angazhim të tillë fuqishëm e mbështesin aleatët edhe në NATO edhe në BE.

“Por, në këtë moment fokusi ynë është në rritjen e stabilitetit në rajon dhe duke e bërë këtë të kërkojmë progres edhe në iniciativën e udhëhequr nga BE“, ka thënë ambasadorja Smith.

Kosova vazhdimisht ka shprehur interesim për t’u bërë pjesë e Partneritetit për Paqe, ndërsa synon edhe anëtarësimin në NATO si qëllim strategjik të vendit. Vendimet në NATO, përfshirë edhe ato për të pranuar vendet në programin e Partneritetit për Paqe, merren njëzëshëm nga 32 vendet e saj anëtare./REL

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

‘Rrini gati’, Rita Ora lajmëron se do të sjell një këngë në gjuhën shqipe

‘Rrini gati’, Rita Ora lajmëron se do të sjell një këngë në gjuhën shqipe