SHBA e mbështeti për Këlcyrën 
PD do pakt me PS para zgjedhjeve

SHBA e mbështeti për Këlcyrën <br />PD do pakt me PS para zgjedhjeve
TIRANE- Partia Demokratike një ditë pasi mori mbështetjen e SHBA për çregjistrimin e kandidatit të saj në Këlcyrë, kërkon nga mazhoranca firmosjen e një pakti që do të nxirrte jashtë zgjedhjeve çdo kandidat të inkriminuar. Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Dekriminalizimin në Kuvend, Oerd Bylykbashi bëri publike dje paktin me katër pika të hartuar nga opozita për çështjen e dekriminalizimit, pakt i cili prej 2 javësh i është dërguar edhe shumicës.

Në paktin e propozuar nga opozita përfshihen “Verifikimi për pasjen ose jo të rekordeve të rënda kriminale, për cilindo nga kandidatët e regjistruar për zgjedhjet e 21 qershorit, nëse një nga subjektet politike nënshkruese të paktit e kërkon këtë; Përdorimin e gjurmëve të gishtërinjve për çdo rast të kërkuar, me qëllim verifikimin e plotë e të saktë të rekordeve kriminale; Tërheqjen e menjëhershme nga gara të kandidatëve, që rezultojnë me rekorde të rënda kriminale, ose refuzojnë verifikimin e të dhënave të tyre”.

Sipas deputetit të opozitës pavarësisht afrimit të datës së zgjedhjeve, asnjëherë nuk është vonë për të fituar betejën me të inkriminuarit. Bylykbashi i bëri thirrje kryeministrit Rama dhe mazhorancës për të treguar vullnet në largimin e të inkriminuarve nga listat, duke nënshkruar paktin e propozuar nga opozita dhe duke i kufizuar çdo mundësi çdo kandidati me të kaluar kriminale të marr pjesë në zgjedhje.

SHBA
Kur ngelur më pak se 20 ditë nga zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, ambasada e SHBA është angazhuar plotësisht për të ndikuar te partitë politike për largimin e të inkriminuarve nga listat. Por në një takim që zhvilloi dje me 7 anëtarët e KQZ-së, ambasadori i SHBA Donal Lu, theksoi se edhe ky institucion mund të ndikojë në përzgjedhjen e mirë të kandidatëve. Gjatë takimit që u zhvillua me dyer të mbyllura, ambasadori Donald Lu, theksoi për anëtarët e KQZ-së se është edhe detyrë e këtij institucioni  pastrimi i politikës nga kriminelët.

Shqetësimit të anëtarëve të KQZ-së lidhur me kërkesën e PD-së për çregjistrimin e kandidatit të saj në Këlcyrë, ambasadori i SHBA i dha mbështetje duke inkurajuar për gjetjen e një zgjidhjeje në të cilën të lihet të kuptohet se qëllimi është më i rëndësishëm se mjeti.

Përmes paktit të propozuar nga PD kërkohet:

1-    Verifikimin për pasjen ose jo të rekordeve të rënda kriminale, për cilindo nga kandidatët e regjistruar për zgjedhjet e 21 qershorit, nëse një nga subjektet politike nënshkruese të paktit e kërkon këtë;

2-    Përdorimin e gjurmëve të gishtërinjve për çdo rast të kërkuar, me qëllim verifikimin e plotë e të saktë të rekordeve kriminale;

3-    Tërheqjen e menjëhershme nga gara të kandidatëve që rezultojnë me rekorde të rënda kriminale ose refuzojnë verifikimin e të dhënave të tyre.

4-    Partia Demokratike është e bindur se dekriminalizimi është mbi të gjitha vullnet politik dhe se nuk jemi kurrë vonë për ta fituar këtë betejë.


Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete

Delegacioni i BERZH në Tiranë, takon ministrin e Financave Ervin Mete