SHBA e shqetësuar për lirimin e mundshëm të një anarkisti grek
UASHINGTON, 20 prill /ATSH-AFP/ – SHBA-ja shprehu shqetësimin përsa i përket një projektligji në Greqi që mund të çojë në lirimin e parakohshëm të një personi të akuzuar si anëtar i një grupi anarkist që do të kishte vrarë disa amerikanë. Grupi revolucionar i armatosur “17 Novembre” ishte një prej organizatave të ekstremit të majtë […]
/ATSH-AFP/ - SHBA-ja shprehu shqetësimin përsa i përket një projektligji në Greqi që mund të çojë në lirimin e parakohshëm të një personi të akuzuar si anëtar i një grupi anarkist që do të kishte vrarë disa amerikanë.
Grupi revolucionar i armatosur "17 Novembre" ishte një prej organizatave të ekstremit të majtë më të dhunshme në Greqi deri në shpërbërjen e saj në vitin 202. Ajo mori përgjegjësinë për 23 vrasje në 27 vjet ekzistencë, dy prej të cilëve amerikanë si kreu i degës së Athinës për CIA-n, Richard Welch, në vitin 1975.
"Ne jemi të shqetësuar për faktin se ata që kanë kryer akte terroriste, që janë të burgosur, duhet të qendrojnë në burg", theksoi sekretari i Shtetit John Kerry, gjatë një takimi me homologun grek, Nikos Kotzias në Uashington.
Nën presionin e anarkistëve, qeveria e re greke e ekstremit të majtë do të votojë të hënën, një ligj që shfuqizon ligjet anti-terroriste dhe lejon të burgosurit të vuajnë pjesën tjetër të dënimit me arrest shtëpie.
Savvas Xiros, anëtar i grupit "17 Nëntori" mund të dalë nga burgu. Ai është në gjendje të keqe shëndetësore.
"Nëse Savvas Xiros, apo kushdo qoftë tjetër që ka lyer duart me gjakun e diplomatëve apo anëtarëve amerikanë, del nga burgu kjo do të shihet si një akt shumë armiqësor", shtoi ambasadori amerikan në Greqi, David Pearce.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.2%
-
Jo
51.7%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14816
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20