1764946270_pentagoni.JPG

Shtetet e Bashkuara duan që Evropa të marrë nën kontroll pjesën më të madhe të kapaciteteve të mbrojtjes konvencionale të NATO-s – nga inteligjenca deri te raketat – brenda vitit 2027. Këtë e kanë bërë të ditur burime të informuara për Reuters, e cila e publikon lajmin ekskluzivisht në faqen e saj duke cituar zyrtarë të lartë të Pentagonit. Mesazhi është transmetuar gjatë një takimi këtë javë në Uashington midis personelit të Pentagonit që mbikëqyr politikën e NATO-s dhe disa delegacioneve evropiane.


Lajmi kryesor:

Ukrainasit godasin një uzinë kimike dhe rafineri nafte në Rusi, Zelensky komenton bisedimet: Paqja duhet të jetë dinjitoze