FBI-ja hyn me forcë dhe bastis konsullatën kineze në Houston! Autoritetet: Qendër spiunazhi

Agjentët federalë amerikanë dhe forca të tjera të zbatimit të ligjit kanë hyrë me forcë në kompleksin Konsullor Kinez në Houston të Texsasit, dhe kanë nxjerrë prej aty një seri dokumentash dhe material të tjera, pas urdhrit të së martës, pasi zyrtarët amerikanë pretenduan konsullata ishte kthyer në një qendër kordinuese e spiunazhit kinez, duke përdorur lehtësirat diplomatike që i ishin ofruar në SHBA.

Zyrtarët amerikanë thanë dje thanë se aktivitetet e zyrtarëve të konsullatës në Houston "janë një mikrokozmos, i një rrjeti më të gjerë të spiunëve të shpërndarë në më shumë se 25 qytete dhe se diplomatët kinezë i udhëzonin ata në veprimtarinë e tyre

SHBA i kishte dhënë Kinës afro 72 orë afat për të mbyllur konsullatën kurse Pekini zyrtar e quajti këtë veprim një "përshkallëzim të paparë" mes tensionit të vazhdueshëm midis dy vendeve.

Kërkesa e Uashingtonit për mbylljen e konsullatës në Houston u pasua me mbylljen në Kinë të konsullatës amerikane në Chengdu.

Mbrëmjen e së martës, policia në Houston tha se ata ishin informuar se nga brenda Konsullatës dilnin shtëllunga tymi, duke aluduar se zyrtarë kinezë po digjinin dokumenta që sipas tyre mund të ishin kompromentuese

Marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë përkeqësuar që nga viti I kaluar, në mes të një lufte të vazhdueshme tregtare, pandemisë së koronavirusit dhe kritikave amerikane për shkeljen e të drejtave të njeriut në Hong Kong.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA, Morgan Ortagus tha të mërkurën se konsullata do mbyllej "me qëllim të mbrojtjes së pronësisë intelektuale amerikane dhe informacioneve private të tyre".

Ideja për të mbyllur konsullatën e Houston u shfaq këtë pranverë pasi Kina ndërhyri kur zyrtarët amerikanë u kthyen në konsullatën e tyre në Wuhan për të marrë materiale diplomatike.

Autoritetet kineze nuk pranuan të lejojnë zyrtarët amerikanë të dilnin nga Wuhan me kuti me material, duke pretenduar kontrollin mbi to, përpara se diplomatët amerikanë të dilnin nga vendi

Tre arrestime dhe një i arratisur

Pak ditë më parë FBI ka arrestuar tre shtetas kinezë të akuzuar për falsifikimin e vizave të hyrjes nga Kina dhe po hetojnë për një të dyshuar tjetër kinez, një studiuese e re, e cili do të kishte kërkuar strehim në konsullatën kineze në San Francisko.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, katër shtetasit kinezë kishin hyrë në Shtetet e Bashkuara duke gënjyer për kualifikimet e tyre si studiues të universitetit, kur ata në të vërtetë i përkasin ushtrisë Kombëtare Kineze.

Studiuesja misterioze

E dyshur se ka hyrë në SHBA me një vizë të rreme dhe duke mohuar lidhjet, që sipas amerikanëve që ajo ka, me ushtrinë e Pekinit, pasi u pyet nga FBI më 20 qershor Tang Juan mohoi gjithçka dhe u zhduk, dhe dyshohet se është strehuar në konsullatën kineze në San Francisko. Sipas federatave amerikanë, pretendimet e biologes se ajo nuk i përket ushtrisë kineze janë mohuar nga fotot ku ajo shfaqet e veshur me uniformën e kadetit të ushtrisë popullore. Tang "mohoi të kishte milituar në ushtri" duke shpjeguar se uniforma ishte e detyrueshme në universitetin e saj sepse ishte një shkollë ushtarake.

Historia tani është pjesë e një hetimi më të gjerë nga prokurorët federal, për një program të realizuar nga ushtria kineze, përmes universiteteve dhe qendrave të tyre kërkimore, "për të dërguar në SHBA shkencëtarë ushtarakë nën mbulesë të rreme".

"Ka prova që në të paktën një rast një shkencëtar ka kopjuar ose vjedhur informacione nga institucionet amerikane me urdhrër të drejtpërdrejtë të eprorëve ushtarakë në Kinë", thonë prokurorët.

Xi Wang u arrestua në aeroportin e Los Anxhelos muajin e kaluar ndërsa po përpiqej të kthehej në Kinë. Ministria e jashtme kineze e ka quajtur arrestimin e Wang, i specializuar në studimin e sëmundjeve kardiovaskulare, si "një përndjekje politike e ashpër".

Pekini premtoi hakmarrje për mbylljen të mërkurën të konsullatës kineze në Houston, e kërkuar nga Uashingtoni një ditë pasi drejtësia amerikane akuzoi dy hakerë kinezë për ndërhyrje në rrjetet e korporatave në të gjithë botën. Në Twitter, Senatori republikan Marco Rubio, president i komisionit të inteligjencës së Senatit, tha se konsullata e Houston ishte një "nyje qendrore e rrjetit të gjerë të spiunazhit të Partisë Komuniste".

Ndërkohë një shtetas nga Singapori ka pranuar fajësinë e tij ndaj Shteteve të Bashkuara pasi ka punuar si agjent sekret në shërbim të Kinës. Departamenti amerikan i Shtetit tha se Jun Wei Yeo, i njohur edhe si Dickson Yeo, u arrestua vitin e kaluar por vetëm dje ai pranoi se ai kishte spiunuar për Kinë që nga viti 2015 duke mbledhur informacione konfidenciale nga individë me autorizime të nivelit të lartë të sigurisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 25/07/2020 20:53

    Shkelje e rende.mund ta mbyllesh,ta izolosh,te kerkosh largimin e personelit,por kurre nuk mund te futesh me force ne territorin e saj.nuk ka tager asnje prokuror ne bote te jape urdher te tille.aq me teper te sekuestrosh,asgjesosh dokumenta te konsullates.provokacion shume i rende nga ana e shba.

    Përgjigju
  • XXZ: 25/07/2020 16:06

    Dni me per Covid-19?

    Përgjigju
  • Emi: 25/07/2020 14:24

    Te njeten politik si PPSH

    Përgjigju
    • A. N.: 25/07/2020 15:39

      Vetem se ata jane 1.5 miliarde dhe jane shume me punetore se ne.

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak