UASHINGTON- Një fitore e "po"-së në referendumin për pavarësi të Skocisë do të jetë burim pasigurish ekonomike dhe mund të sjellë regime negative në tregje, vlerësoi sot Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN)
"Një nga efektet kryesore të menjëhershme është pasiguria mbi tranzicionin në situatën monetare, financiare dhe buxhetore që janë të ndryshme në Skoci", deklaroi zëdhënësi i FMN-së, Bill Murray, gjatë një konference për shtyp.
"Kjo pasiguri mund të krijojë reagime negative në tregjet e investimeve afatshkurtra", shtoi ai.
Skocezët do të votojnë më 18 shtator në një referendum që mund të sjellë pavarësinë e këtij rajoni autonom të bashkuar me Britaninë e Madhe dhe që pesha ekonomike e të cilit është e krahasueshme me atë të Finlandës apo Irlandës./ATSH/
/Shqiptarja.com