NJU JORK - Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluar, G7-a, kërcënoi dje Rusinë me sanksione të reja në rast se nuk respektohen marrëveshjet e armëpushimit në lindje të Ukrainës të negociuar në Minsk në fillim të shtatorit.
Në një komunikatë të publikuar në përfundim të Asamblesë së Përgjithshme në OKB në Nju Jork, G7-a përshëndeti protokollin e armëpushimit të nënshkruar më 5 shtator mes Ukrainës dhe separatistëve prorusë, si dhe memorandumin e 19 shtatorit të arritur sërish në bisedimet në kryeqytetin Bjellorus, që synon të përforcojë armëpushimin dhe parashikon gjithashtu një zonë tampon prej 30 kilometrash nga njëra anë dhe tjetra e frontit.
Të mbledhur në Nju Jork, shtatë ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve më të pasura (Gjermani, Kanada, SHBA, Francë, Itali, Japoni, Britani e Madhe) dhe të shefes së evropiane të diplomacisë, Catherine Ashton, i kërkojnë Rusisë "të respektojë angazhimet e saj mbi armëpushimin, sipas marrëveshjeve të Minskut dhe të sovranitetit të Ukrainës".
Në rast se nuk respektohen marrëveshjt, një seri e re sanksionesh kundër Moskës do të ndërmerren, pas një sër masash ndëshkuese të marra muajt e fundit nga amerikanët dhe Evropianët./ATSH/