Policia në Santarosa të Florida-s, në SHBA ka arrestuar një grua pasi vodhi makinën e një gazetari i cili ishte duke e marrë në pyetje lidhur me një mashtrim.

Josh Taylor i televizionit ABC 7 ishte duke hetuar një mashtrim me qeranë e një prone. Ai po merrte në pyetje pronaren e godinës por me sa duket pyetjet e tij vetëm sa e nxehën gruan, e cila morri disa nga pajisjet e gazetarit, i futi në makinën e tij dhe më pas u largua nga vendi.

I gjithë incidenti u filmua me kamerën të cilën Taylor mbante në dorë. Disa orë më vonë, sherifi i kontesë së Santarosa tha në një deklaratë për shtyp se emri i gruas ishte Jean Price dhe se ishte në dorë të prokurorit të vendoste nëse gruaja do të akuzohej për vjedhje makine.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)