Hakera të paidentifikuar, arrijnë të sulmojnë faqen e ëeb-it të Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme (IRS, agjencia e autoriteteve tatimore në SHBA). Në një përiudhë kohore midis shkurtit dhe majit, ata arritën të t’ju vjedhin të dhëna të rëndësishme mbi 100 mijë individëve tatimpagues.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë IRS, duke deklaruar se faqja e ëeb-it për momentin u pezullua. Informacioni i vjedhur nga hakerat, njoftoi agjencia, përfshin të dhëna të ndjeshme personale.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)