SHBA i ofron ndihmë Australisë për të prodhuar nëndetëse bërthamore! Franca akuzon Biden për paktin: Vendim brutal e “thikë pas shpine”, veprove si Trump

Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të ndihmojnë Australinë të zhvillojë një flotë nëndetësesh me energji bërthamore, ka deklaruar kështu presidenti amerikan Joe Biden ndërsa liderët e tre vendeve njoftuan një partneritet të ri trepalësh të sigurisë të fokusuar në rajonin Indo-Paqësor.

"Ne duhet të jemi në gjendje të trajtojmë si mjedisin aktual strategjik në rajon, ashtu edhe se si ai mund të evoluojë. Sepse e ardhmja e secilit prej kombeve tona, dhe me të vërtetë e botës, varet nga një rajon Indo-Paqësor i lirë, i hapur, dhe i begatë në dekadat në vazhdim", tha Presidenti Biden.

Partneriteti i ri do të lejojë që të tre vendet të ndajnë informacion dhe ekspertizë më lehtë në fushat kryesore teknologjike të tilla si inteligjenca artificiale, teknologjia kibernetike, teknologjitë kuantike, sistemet nënujore dhe aftësitë e goditjeve me rreze të gjatë.

E menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar edhe Franca e cila akuzoi presidentin amerikan, për “thikë pas shpine” dhe se ka vepruar si paraardhësi Donald Trump, pasi Parisi u la jashtë njërës prej marrëveshjeve më fitimprurëse në fushën e mbrojtjes.

 “Ky vendim brutal, i njëanshëm dhe i paparashikueshëm ma kujton shumë atë që e bënte dikur Trump. Është shkelje e besimit dhe unë jam jashtëzakonisht i zemëruar”, tha ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian.

Në vitin 2016, Australia e përzgjodhi kompaninë franceze për ndërtimin e anijeve, “Naval Group”, për ndërtimin e flotës së re të nëndetëseve në vlerë të 40 miliardë dollarëve për t’i zëvendësuar nëndetëset e vjetra më shumë se dy dekada, “Collins”.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Universiteti i Kalifornisë anulon ceremoninë e diplomimit, shkak protestat e studentëve kundër luftës në Gaza

Universiteti i Kalifornisë anulon ceremoninë e diplomimit, shkak protestat e studentëve kundër luftës në Gaza