Universiteti i Kalifornisë anulon ceremoninë e diplomimit, shkak protestat e studentëve kundër luftës në Gaza

Për shkak të protestave masive kundër luftës në Gaza që vijojnë prej ditësh në të gjithë SHBA, universiteti i Kalifornisë Jugore anuloi ceremoninë e diplomimit të studentëve.  

“Ne nuk do të jemi në gjendje ta organizojmë ceremoninë kryesore që tradicionalisht i sjell së bashku 65.000 studentë, familje dhe miq në kampusin tonë në të njëjtën kohë”, tha universiteti.

Lufta në Gazë ka nxitur tensionet në kampuset e kolegjeve amerikane dhe ka nxitur studentët të ngrenë kampe protestuese në territoret e universiteteve në gjithë vendin gjatë ditëve të fundit. Qindra protestues janë arrestuar, në Universitetin e Kalifornisë Jugore, atë të Kolumbias dhe në Universitetin e Atlantas.

Disa universitete thirrën policinë për t’i shpërndarë protestuesit, derisa të tjerat kanë vendosur të presin përfundimin e protestave, pasi semestri i këtij viti është afër përfundimit. Në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork, ku nisën protestat javën e kaluar, u hoq afati i fundit në mbrëmjen e së enjtes për t'i dhënë fund kampingut.

Ndërkaq në Atalanta policia pranoi se përdori gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, si kundërpërgjigje të objekteve që hidheshin ndaj oficerëve, por mohoi se kishin gjuajtur plumba gome ndaj protestuesve. Aktivistët kanë bërë thirrje që universitetet të shmangin gjenocidin dhe të ndalojnë investimin e fondeve shkollore në kompanitë e përfshira në prodhimin e armëve dhe industrive të tjera që mbështesin luftën e Izraelit në Gaza.

Disa nga protestat në kampuset amerikane janë akuzuar për antisemitizëm. Një numër studentësh hebrenj kanë thënë se janë ndjerë të pasigurt në Kolumbia dhe në universitete të tjera.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

'Biznes me Serbinë'! Media 'The Frontliner: Escobar shkarkohet nga detyra! DASH e mohon

'Biznes me Serbinë'! Media 'The Frontliner: Escobar shkarkohet nga detyra! DASH e mohon