UASHINGTON, 2 shtator /ATSH-AFP/ - Xhihadistët e Shtetit Islamik (ISIS) morën përgjegjësinë, nëpërmjet një videoje të shpërndarë sot në internet, e vrasjes së një pengu të dytë, i quajtur Steven Sotloff, njoftoi qendra amerikane e survejimit të faqes islamike të internetit, SITE. Në këtë video me titull "Mesazh i dytë për Amerikën", shihet gazetari Steven Sotloff, 31 vjeç, në gjunjë, me bluzë portokalli, pranë një burri të maskuar me thikë në dorë. Shtëpia e Bardhë njoftoi se duhet akoma të konfirmojë vërtetësinë e kësaj videoje./ a.jor.