Sekretari amerikan i Thesarit, Jack Lew i kërkoi sot ministrit gjerman të Ekonomisë, Sigmar Gabriel të stimulojë kërkesën e brendshme në Gjermani gjatë një takimi në Uashington.
Gjatë një takimi, dy zyrtarët përmendën ngadalësimin e rritjes ekonomike botërore dhe veçanërisht në zonën euro.
Ministri amerikan e vuri theksin në rëndësinë e një riforcimi të investimeve publike", theksoi Sekretari amerikan i Thesarit, Jack Lew.
Lew u kërkoi zyrtarëve gjermanë dhe evropianë të nxisin kërkesën e brendshme në sajë të një kombinimi të duhur të politikave buxhetore dhe monetare si dhe reformave strukturore.
Në mes të muajit tetor në Berlin, ministri social-demokrat bëri thirrje për më shumë investime publike për ët mbështetur rritjen ekonomike duke konfirmuar se borxhet në Gjermani nuk do të krijonin rritje në Itali, në Francë, në Spanjë apo në Greqi.
ATSH
/Shqiptarja.com