Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, pas Turqisë do të shkoj në Egjipt për të kërkuar “ndihmë” në luftën ndaj ISIS. Gjatë vizitë të premten në Turqi, Sekretari i Shtetit John Kerry tha se rreth 40 vende kanë ofruar nivele të ndryshme mbështetjeje për një koalicion të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik.
 
Që nga koha kur Shtetet e Bashkuara filluan sulmet ajrore ndaj militantëve në Irak muajin e kaluar, zyrtarët amerikanë po i quajnë veprimet ushtarake luftë, ndërkohë që po formohet një koalicion ndërkombëtar për të luftuar Shtetin Islamik.
   
Përmes një deklerate zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest tha se lufta kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri është një luftë e ngjashme me atë kundër grupit famëkesh al-Qaida.

Deklerata shënoi herën e parë që zyrtarët e administratës e kanë përshkruar publikisht ofensivën kundër grupit militant në Irak dhe Siri si luftë.
 
 Greqia bashkohet në aleancën kundër ISIS


Athina zyrtare i është bashkuar aleancës globale të shteteve kundër ISIS-it. Shteti helen i është përgjigjur pozitivisht krijimit të kësaj “aleance globale të shteteve”, për të koordinuar përpjekjet ndërkombëtare ndaj Shtetit Islamik, një organizatë terroriste, aktiviteti i së cilës ka shkaktuar zemërim dhe dënohet në mënyrë unanime nga e gjithë bota e qytetëruar.

Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme greke thuhet se qeveria greke shpreh solidaritetin e saj ndaj qeverisë së Irakut, të krishterëve dhe të gjitha komuniteteve etnike dhe fetare në rajon, që po vuajnë nga aktet primitive dhe barbare të të ashtuquajturit “Kalifatit Islam”, një organizatë xhihadiste ekstreme, që duhet të eliminohet.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)