NJU JORK - Ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov, kritikoi dje në tribunën e OKB-së ndërhyrjet ushtarake amerikane, duke aluduar për sulmet ajrore në Irak dhe Sirir.
"Uashingtoni ka deklaruar hapur të drejtën e tij për të përdorur forcën njëanshmërisht kudo për të mbrojtur interesat e tij", kritikoi ministri rus në një fjalim të mbajtur përpara Asamblesë së Përgjithshme në OKB-së
"Ndërhyrjet ushtarake janë bërë një normë tashmë, pavarësisht rezultateve jo pozitive të operacioneve ushtarake të zhvilluara nga SHBA-ja vitet e fundit", vazhdoi ai duke cituar kryesisht ndërhyrjet në Irak dhe në Libi si edhe Afganistanin.
"Rusia, mbështetës i fuqishëm i Sirisë, vlerëson se qeveria siriane duhet të bashkohet me kolaicionin aktual kundër xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik (ISIS), që nga momenti që damasku u tregua i gatshëm që t'i bashkohet", shtoi Lavrov.
SHBA-ja, e mbështetur në një koalicion kryesisht me vende arabe, po zhvillon që prej fillimit të javës sulme ajrore kundër ISIS-it në territoret siriane. SHBA-ja bombardon gjithashtu pozicione të ISIS-it në Irak që prej fillimit të muajit gusht./ATSH/