SHBA - Është quajtur hyrja për në botën e nëndheshme, apo "dera për në ferr", por në realitet nuk ka flakë apo zjarr, por vetëm ujë që del nga Oqeani Paqësor.
Gropa nga e cila del uji që arrin deri në 6 metra lartësi është quajtur edhe "Pusi Thor", përveçse dera për në ferr. Ky pus gjendet në Cape Perpetua, në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Edhe pse ky pus gjigand, është kthyer në një zonë turistike, ku vizitohet nga shumë njerëz, ai përbën rrezik të madh, pasi në momentin që ka shumë dallgë prej aty shpërthen uji që ngrihet në lartësi.
Pas këtij procesi natyror, pusi nuk duket duke u mbuluar nga uji, duke përbërë kështu rrezik nëse dikush do të afrohej aty. Por, fotografi Chuck Babbitt arriti të bënte disa fotografi duke iu afruar sa më shumë pusit Thor për të dokumentuar kështu veçantinë e tij.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO/'Pusi Thor' në Oregon të SHBA