UASHINGTON, 17 nëntor /ATSH-AFP/ - Marrëveshja e fundit mbi klimën mes Uashingtonit dhe Pekinit ka shtyrë Kinën të investojë menjëherë për të arritur objektivin për reduktimin e gazit me efekt serrë deri në vitin 2030, konfirmoi sot një zyrtar i lartë i administratës Obama në përgjigje të kritikave.
Kina, ndotësi i parë në botë, ka vendosur si qëllim të arrijë objektivin për emetimet e gazit me efekt serrë deri në vitin 2030. Është hera e parë që vendi angazhohet për reduktimin e emetimeve të gazit.
Por, kritikët e marrëveshjes, në mënyrë të veçantë republikanët në SHBA, kanë konfirmuar se nuk kanë detyruar Pekinin për asnjë veprim gjatë 16 vjetëve, ndërkohë që administrata e Barack Obamës vazhdon të riforcojë normat mjedisore duke i aplikuar në ndërmarrjet amerikane.
"Ky është sinjali që do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore strukturën e ekonomisë së tyre dhe kjo do t'i detyrojë të investojnë masivisht në teknologjitë zero-karbon apo dobësimin e emetimeve të karbonin", theksoi për gazetarët Gina McCarthy, drejtoreshë e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA).
Marrëveshja dypalëshe do të kontribuojë një një marrëveshje të ardhshme globale mbi klimën në konferencën e Parisi, në fund të vitit 2015. Por, forma juridike e kësaj marrëveshjeje, një traktat apo një lloj tjetër teksti, nuk është përfunduar ende", theksoi Gina McCarthy./
/ec/ a.jor.








