SHBA: Media në Shqipëri
nën presionin e politikës
Në Shqipëri pak përparime janë bërë në krijimin e një lirie të plotë për shtypin. Mbi gazetarët ushtrohen presione politikë të drejtperdrejta dhe te tërthorta, ndërsa liriae medias u kufizua edhe si pasojë ë mungesës së fondeve. Kjo është panorama e shtypit që vjen sot përmes një artikulli të publikuar nga Ambasadori Amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit
TIRANE- Në Shqipëri pak përparime janë bërë në krijimin e një lirie të plotë për shtypin. Mbi gazetarët ushtrohen presione politikë të drejtperdrejta dhe te tërthorta, ndërsa liria e medias u kufizua edhe si pasojë ë mungesës së fondeve. Kjo është panorama e shtypit që vjen sot përmes një artikulli të publikuar nga Ambasadori Amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Arvizu vlëreson si përparim dhe hap të rëndësishëm miratimin e ligjit kundër shpifjes gjatë muajit shkurt, por sipas tij mbetet ende për të bërë. “Në Shqipëri panorama e medias është e përzier. Megjithësë u pa përparim në fushën e legjilsacionit të rëndësishëm për shpifjen në muajin Shkurt ende mbetet shumë për të bërë” thekson Arvizu në analizën e tij.
Duke përmendur Raportin Vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut diplomati amerikan në Tiranë konstaton faktin shqetësues të presioneve politike mbi median e lirë. “…Media ishte aktive dhe në masë të gjerë e pakufizuar; megjithatë, pati raste presioni politik të drejtpërdrejtë ose të tërthortë mbi median, përfshirë kërcënime ndaj gazetarëve. Në disa raste presioni politik dhe mungesa e fondeve kufizuan median e shkruar të pavarur, dhe gazetarët raportuan se kishin ushtruar gjerësisht vetëcensurë…” –thuhet në shkrimin e ambasadorit amerikan.
Duke cituar Raportin e DASH, ambasadori amerikan thekson mes të tjerash edhe faktin se presionet mbi gazetarët erdhën jo vetëm nga politika, por dhe nga botuesit dhe redaktorët.
“Vazhduan forma të ndryshme të kanosjes ndaj medias. Gazetarët vazhduan të ankoheshin se botuesit dhe redaktorët censuronin punën e tyre, drejtpërdrejt ose tërthorazi në përgjigje të presioneve politike apo të biznesit. Shumë gazetarë u ankuan se mungesa e kontratave të punës për ta shpesh pengonte mundësinë e tyre për të raportuar në mënyrë objektive.”
Ambasada e SHBA në Tiranë shpreson që të gjithë aktorët, parlamenti shqiptar, organizatat e medias, si dhe vetë gazetarët do të ecin përpara me një përpjekje të përbashkët për të kryer ndryshimet e duhura që do të çojnë përpara larine e medias në Shqipëri. E ardhmja e drejtë e Shqipërisë në Bashkimin Europian varet nga një media e fortë dhe e pavarur-thuhet në mesazhin e Ambasadës SHBA.
Nevoja e Shqipërisë për të luftuar për një shtyp të fortë dhe të pavarur nuk është e izoluar. Anembanë botës, liritë e medias janë gërryer. Në disa raste, nuk janë vetëm qeveritë që sulmojnë, kanosin, dhe kërcënojnë gazetarët. Janë edhe kriminelët kartelet e drogës terroristët apo fraksionet politike.
Kur gazetarët kërcënohen, sulmohen, burgosen, apo zhduken, gazetarët e tjerë vetëcensurohen. Nuk raportojnë më lajmet. Ulin tonet e lajmeve. Lënë hollësi pa përmendur. Burimet nuk i ndihmojnë më. Redaktorët hezitojnë të botojnë artikuj. Vendin e së vërtetës e zë frika. Të gjitha shoqëritë tona vuajnë-mbyll analizën e tij për Shqipërinë Ambasadori I SHBA për të vijuar më pas analizën e tij mbi shtypin në botë (ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.9%
-
Të gabuar
22.5%
-
Nuk kam mendim
10.6%
Vota total: 1540
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Kandidatja për kryetare në Degën nr. 2 të PD akuzon për manipulim zgjedhjesh! Ina Marku: Kush i solli votuesit nga Kukësi në Tiranë...?!
16 Janar, 17:30
-
Lezhë/ Gripi e virozat, prindërit në radhë për të vizituar fëmijët! Spitali në rikonstruksion, dyndje te ish-materniteti
16 Janar, 17:28
-
'Ligjet speciale qepen me porosi për interesat e një pakice të privilegjuar', Tabaku: Thellojnë pabarazinë dhe korrupsionin
16 Janar, 17:25
-
Termometri politik, sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në Frontline sot në 21:00 në Report Tv
16 Janar, 17:18
-
Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla
16 Janar, 17:16
-
Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)
16 Janar, 16:50
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
Ish Vila e Enver Hoxhës tani rezidencë për artistët shqiptar e të huaj, Rama: Do jetë shtëpi e 'degjenerimit modernist', ish-diktatori do ‘rrotullohet në varr’
16 Janar, 16:28
-
Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar
16 Janar, 16:28