SHBA, mijëra letra shpëtojnë
adoleshentin nga vetëvrasja

SHBA – Mbi dhjetë mijë letra ngushëlluese, mbështetëse, frymëzuese i dhanë kurajon një adoleshenti amerikan për të parë anën e bukur të jetës dhe jo atë të zymtën, të njerëzve të vegjël. Mijëra letra shpëtuan adoleshentin nga vetëvrasja, që ai vetë kishte planifikuar pikërisht në 13-vjetorin e tij.

noah
Noah Brocklebank ka vuajtur për vite të tëra në fëmijërinë e tij, ironitë dhe sarkazmat e shokëve, që e ngacmonin për shkak të disa ceneve në krahë.“Ndjehesha i pavlerë. Jeta ime ishte e tmerrshme. Nuk kisha askënd pranë”, shprehej djaloshi.

Si pasojë e depresionit, ai poston në 26 janar, një fotografi të krahëve të tij me plagë që ia kishte shkaktuar vetës nën diçiturën: “Data e vetëvrasjes sime, 8 shkurt, 2013, dita e ditëlindjes sime”.

noah

Mamaja e tij, e cila e dërgoi menjëhërë në spital, gjykoi se ai kishte nevojë për një mbështetje të fuqishme psikologjike, ndaj nuk gjeti rrugë tjetër përveçse ta publikonte historinë e tij për mbarë botën.

noah

Kësisoj, përkundër disa moshatarëve acarues të një shkolle, Noah i mbërrin një breshëri letrash mbështetëse, kurajoze, frymëzuese, ngushëlluese, që i kthyen atij besimin tek njerëzit. E si pasojë? Vetë Noah shprehet: “Isha i fokusuar vetëm në anën e keqe të njerëzve, si psh. në talljet e tyre; por, më pas kuptova që në këtë botë ka më shumë njerëz që kujdesen për të tjerët dhe që mund të bëhen miqtë e mi".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Skiatori zviceran përplaset dhunshëm në pistën italiane, transportohet me urgjencë në spital (VIDEO)

Skiatori zviceran përplaset dhunshëm në pistën italiane, transportohet me urgjencë në spital (VIDEO)