SHBA- Në SHBA është prodhuar një rulo 1 milionë dollarëshe. Ajo është e pajisur me dhomë gjumi, banjo, si dhe dhomë ndenjeje. Por nuk mbaron këtu pasi çatia mund të kthehet në një tarracë ku mund të shihen yjet për të apasionuarit, apo të organizosh një festë me shoqërinë.
 
Ruloja ka gjithashtu një frigorifer, zgarrë dhe një tavolinë të madhe për të ngrënë.

Ndërkohë pjesa e përparme e rulosë është krejtësisht ndryshe nga ato të makinave normale. Kjo pasi xhami i para rulosë është i rrumbullakët, ndërsa timoni dhe pozicioni i shoferit është disi i anuar nga e majta. Kushdo që do t’i japë rulosë duhet fillimisht të mësohet duke e parë anash rrugën.
 
Por jo të gjithë do të mund ta blejnë pasi çmimi i saj shkon në rreth 1.4 milionë dollarë. Rulotë fillimisht u bënë të njohur në vitet 70’, kur njerëzit të cilët nuk mund të përballonin të blinin një shtëpi, vendosën të blejnë një mjet në të cilin të mund të kalojnë natën.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)