Një prej komjuterëve të parë Apple, që nuk është prodhuar më, u shit për 905 000 dollarë në Nju Jork, një rekord për një objekt informatik ”të lashtë”, theksoi shtëpia e ankandeve ”Bonham’s”.

”Kompjuteri Apple-1, prodhuar me dorë në vitin 1976 nga Steve Wozniak në garazhin e themeluesit Steve Jobs apo në dhomën e motrës së tij, ka marrë vlerësimin më të lartë para shitjes”, theksoi Bonhams.
”Ai u shit nga muzeu ‘Henry Ford de Dearborn’ në Miçigan”, theksoi shtëpia  e ankandeve.

“Ne jemi mrekulluar që kemi arritur një rekord gjatë kësaj shitjeje dhe akoma më të mrekulluar që do të ketë një shtëpi të re të mrekullueshme në muzeun e Henry Fordit”, deklaroi Cassandra Hatton, përgjegjëse e shitjes kushtuar historisë së shkencës duke nënvizuar se komjuteri ishte në një gjendje shumë të mirë.

Kompjuteri disponon një mother board, një tastierë të asaj kohe, një ekran Sanyo, një ushqyes elektrik i personalizuar i prodhuar në një kuti druri dhe dy magnetofonë të asaj kohe.

”Apple-1” është konsideruar si imazh i revolucionit të komjuterit personal, sepse ishte komjuteri i parë i prodhuar me dorë, i shitur ndonjëherë.

Marrë nga//ATSH

Redaksia Online
(shqiptarja.com)