NJU JORK - Presidenti amerikan Barack Obama vlerësoi sot në Nju Jork se masat e marra për zhdukjen e epidemisë Ebola në Afrikën Perëndimore janë shumë të limituara dhe të ngadalta, duke kërkuar një mobilizim më të gjerë ndërkombëtar.
"Ka progres dhe kjo është inkurajuese. Por dua që të jemi të qartë, nuk po përparojmë mjaftueshëm shpejt, nuk po bëjmë mjaftueshëm", deklaroi ai gjatë një mbledhje në OKB mbi epideminë.
"Ne dimë nga eksperienca se përgjigja ndaj një epidemie të një shkalle të tillë duhet të jetë njëkohësisht e shpejtë dhe e mbështetur, si një maratonë e vrapuar njësoj si një njëqind metërsh. Zhdukja e kësaj epidemie është në interes të të gjithë botës", theksoi presidenti amerikan.
Banka Botërore shpalli sot se gati ka dyfishuar, nga 230 në 400 milionë dollarë, ndihmën e saj për vendet afrikane të prekura nga Ebola përballë provave alarmuese të përhapjes së epidemisë./ATSH/