NJU JORK - Shefi i operacioneve paqeruajtëse në OKB, Herve Ladsous, u shqetësua dje ndaj rritjes së shpejtë të numrit të xhihadistëve në veri të Malisë, ku shumë ushtarë të OKB-së janë vrarë javët e fundit.
"Besoj se është e pakontestueshme që terroristët dhe xhihadistët, si dhe pa dyshim trafikantët janë shtuar shumë në veri të Malisë", deklaroi Ladsous, para gazetarëve, duke i gjykuar si të pa tolerueshme sulmet kundër Kaskove Blu.
Gjatë muajit shtator, dhjetë ushtarë çadianë u vranë nga eksplozivë. Që prej fillimit të misionit të OKB-së në korrik 2013, më shumë se 20 Kasko Blu janë vrarë dhe disa qindra janë plagosur nga eksplozivët ose sulme të ndryshme në Mali.
"Ne jemi në një situatë ku forcat franceze 'Serval' dhe 'Barkhane' kanë reduktuar së tepërmi praninë e tyre në veri të Malisë, ushtria maliane nuk është vendosur në këto rajone dhe praktikisht në terren ndodhen vetëm forcat e OKB-së", vazhdoi Ladsous.
"Ne jemi shënjestra e tyre dhe është e patolerueshme. Por kjo na detyron gjithashtu të marrim një pozicionim edhe më shumë dinamik, që të kërkojmë dhe të gjejmë sulmuesit para se ata të veprojnë", vazhdoi ai.
"Kemi trupa speciale, helikopterë sulmues, kto na japin avantazhe, për një strategji sulmi", shtoi përgjegjësi, sapo përfundoi një mbledhje të dedikuar për Malinë në Asamblenë e Përgjithshme në OKB.
Grupet xhihadiste aleate të Al Kaedës morrëm nën kontroll veriun e Malisë për gati një vit, para se të largoheshin nga një ndërhyrje ushtarake ndërkombëtare të filluar në janar 2013 me iniciativë të Francës./ATSH/