SHBA - Në shtetin e Utah, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy vajza të vogla, të cilat kishin lënë makinën, një lodër Barbie, në mes të rrugës, kanë mbetur të habitura, kur mëngjesin e ditës tjetër kishin gjetur një gjobë në makinën e tyre. 

Policët e shërbimit, teksa patrullonin nëpër rrugë, kanë vënë re një makinë të vogël të ndaluar në krah të trotuarit, ku nuk lejohet parkimi dhe kanë vënë një gjobë, duke e spostuar gjithashtu edhe makinën në rrugicën e shtëpisë së tyre. 

Por duket se policia nuk ka lënë një fletë gjobe të vërtetë, por një paralajmërim, për të njoftuar kështu familjen e vajzave, për të mos e lënë makinën më në rrugë. 

Prindërit e vajzave janë mërzitur nga ky fakt që ndodhi dhe janë ndjerë gjithashtu të bezdisur. 

Duket se i ati i vajzave e ka respektuar më pas këtë paralajmërim, duke siguruar se makina elektrike, do të parkohet në garazh. 

Redaksia Online
(Elvana Bilali /a.ç /shqiptarja.com)