SHBA - Protestues amerikanë dolën në rrugët e disa qyteteve amerikane në natën e katërt të protestave kundër asaj që ata e cilësuan ‘dhuna pa kontroll e policisë’.
 
Qindra protestues sërish u shtrinë në dyshemenë e Grand Hotel në New York në valën e protestave të kësaj jave. Si protestuesit dhe policia treguan vetëpërmbajtje duke mos shkaktuar dhunë.
 
Demonstratat nisën që të mërkurën pasi një juri e madhe vendosi të mos ndjekë penalisht Daniel Pantaleo, një oficer policie që vrau në muajin korrik 43-vjeçarin Eric Garner, babain e 6 fëmijëve.
 
Ky është vendimi i dytë i marrë brenda 10 ditësh pas një tjetër rasti të ngjashëm. Kjo ka ndezur protesta me bazë racore në shumë shtete amerikane: Seattle, Washington, Detroit, Michigan etj. Mbrëmjen e sotme janë lajmëruar sërish protesta, madje edhe në Nju Jork, Çikago, Filadelfia, Miami dhe Mineapolis.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)