SHBA, Presidenti Obama dhe
bashkëshortja urojnë Krishtlindjet
Një urim i ngrohtë Krishtlindjesh erdhi edhe nga familja presidenciale Obama. E kthyer tashmë në një traditë të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Zonja e Parë, Michelle, përcollën së bashku mesazhin e tyre të fundvitit.
Një urim i ngrohtë Krishtlindjesh erdhi edhe nga familja presidenciale Obama. E kthyer tashmë në një traditë të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Zonja e Parë, Michelle, përcollën së bashku mesazhin e tyre të fundvitit.Barack Obama, President i SHBA-ve: Gëzuar Krishtlindjet, të gjithëve! Kjo është një nga periudhat më të preferuara të vitit në familjen Obama, e mbushur me të afërm dhe miq, me ngrohtësi dhe gëzim.
Është gjithashtu pjesa më e lumtur e vitit pasi kam pranë dikë të veçantë për të kaluar pushimet, zonjën Obama.
Michelle Obama, Zonja e Parë e SHBA-ve: Gëzuar Krishtlindjet! Këtu në Shtëpinë e Bardhë, ne kemi shpenzuar gjithë këtë muaj për të përcjellë tek kushdo frymën e festës. Tema jonë këtë vit është “Tradita e përjetshme” dhe kemi ftuar mijëra familje për të shijuar festimet sepse nuk ka asnjë traditë më të përjetshme pushimesh sesa hapja e dyerve tona për të gjithë.
Presidenti Obama e cilësoi Krishtin si një shembull që sadopak duhet ndjekur nga të gjithë. “Edhe ne duhet të trajtojmë me dashuri dhe dhembshuri çdo kë që kemi pranë -tha Obama-, nga të gjitha shtresat e shoqërisë, të sëmurë, të uritur, të varfër, të pastrehë apo të persekutuar, ne duhet të jemi aty për t’i shtrirë dorën me mirësi”.
Barack Obama, President i SHBA-ve: Kjo është fryma që na mban lidhur së bashku, jo vetëm si të krishterë, por si amerikanë të të gjitha besimeve. Gjatë këtij sezoni, ne gjithashtu nderojmë të gjithë ata që mbrojnë këto vlera me uniformën e vendit tonë. Çdo ditë, burrat dhe gratë e ushtrisë sonë shërbejnë me guxim për të na mbajtur ne të sigurtë dhe kështu bëjnë edhe familjet e tyre.
Michelle Obama, Zonja e Parë e SHBA-ve: Ndaj së bashku, ne mund t’u tregojmë trupave amerikane se sa mirënjohës jemi për sakrificën e tyre. Kjo është një traditë që na përfaqëson të gjithëve, sot dhe çdo ditë.
Barack Obama, President i SHBA-ve: Pra, në emër të Malias, Sashas, Bo, Sunny dhe të gjithëve këtu në Shtëpinë e Bardhë, gëzuar Krishtlindjet! Zoti i bekoftë trupat tanë ushtarake dhe familjet e tyre. Dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve me paqe dhe gëzim në vitin e ardhshëm/tch
Sondazhi i ditës:
Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?
-
Po
44.1%
-
Jo
48.7%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 152
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Uau! Nuk do ta njihni! Boksierja algjeriane Imane Khelif ndryshon pamje, nga ringu tani një yll! Shikoni videon!
15 Gusht, 22:50
-
Meta e akuzoi për marrëveshjen e detit, reagon Basha: Simbol i pandëshkueshmërisë, kërkon të bësh pazar në kurriz të demokratëve
15 Gusht, 22:49
-
U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit
15 Gusht, 22:20
-
Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’
15 Gusht, 22:07
-
Shefi i Antidrogës së Durrësit gjobëvënie biznesmenëve, në pranga me urdhër të SPAK! Shantazhoi pronarin se do i mbyllë lokalin, i mori 10 mijë euro
15 Gusht, 21:30
-
Informacionet e zbulimit dhe armët amerikane, kyçe në ofensivën e Ukrainës në Kursk
15 Gusht, 21:23
-
VIDEO/ Bëhen publike pamjet e sulmit me thikë ndaj babai të Lamine Yamal
15 Gusht, 21:14
-
Videolajm/ Stuhia e fortë godet Spanjën, jahtet përplasen me shkëmbinjtë
15 Gusht, 20:55
-
Skrapar/ Zjarri në Malin e Tomorit, flakët marrin përmasa të mëdha të favorizuar nga era
15 Gusht, 20:49
-
Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë
15 Gusht, 20:15
-
'Ne jemi si ata që luftuan për Vlorën', Meta i bie tavolinës dhe i drejtohet Ramës: Fëlliqësirë e kombit! Tokat që more në Gjipe nuk do t'i gëzosh
15 Gusht, 19:52
-
Meta i kthehet sulmeve ndaj kreut të SPAK: Po tenton të bllokojë llogaritë bankare të PL! Kërcënon edhe bankën: Ju falimentoj për 24 orë
15 Gusht, 19:43