SHBA publikon detaje nga bisedimet me rusët dhe ukrainasit në Riad: Masa për pezullimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjitike dhe lundrim i sigurt në Detin e Zi

SHBA publikon detaje nga bisedimet me rusët dhe ukrainasit në Riad: Masa për pezullimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjitike dhe lundrim i sigurt në Detin e Zi

Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë ka publikuar këtë të martë detaje nga takimet që negociatorët amerikanë patën në veçanti me rusët dhe ukrainasit në Riad të Arabisë Sauditë, nga data 23 deri më 25 mars.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë rënë dakord të zhvillojnë masa për zbatimin e marrëveshjes mes presidentit Trump dhe presidentit Putin për ndalimin e sulmeve kundër impianteve energjetike në Rusi dhe Ukrainë.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje për të garantuar lundrim të sigurt në Detin e Zi, për të ndaluar përdorimin e forcës dhe për të parandaluar shfrytëzimin e anijeve tregtare për qëllime ushtarake.

Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara u zotuan se do të mbeten të përkushtuara për të ndihmuar në arritjen e shkëmbimit të robërve të luftës, lirimin e të burgosurve civilë dhe kthimin e fëmijëve.

htetet e Bashkuara përsëritën për të dyja palët imperativin e Presidentit Donald J. Trump që vrasja në të dyja anët e konfliktit Rusi-Ukrainë duhet të ndalet, si hapi i nevojshëm drejt arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme paqeje. Për këtë qëllim, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të lehtësojnë negociatat midis të dyja palëve për të arritur një zgjidhje paqësore, në përputhje me marrëveshjet e bëra në Riad.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:51
Inteligjenca amerikane: Rusia po zhvillon një armë hapësinore me kapacitet bërthamor kundër satelitëve

1742917983_imageITG1733475864281.jpg

Foto ilustruese

Sipas një raporti të inteligjencës amerikane, Rusia po punon për krijimin e një arme hapësinore të aftë të shkatërrojë satelitët dhe të mbajë një ngarkesë bërthamore. Kjo teknologji mund të ketë pasoja jashtëzakonisht të rënda për Shtetet e Bashkuara dhe gjithë botën.

Raporti thekson gjithashtu se sateliti misterioz rus Kosmos 2553, i lëshuar pak ditë para pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022, ka ndryshuar orbitën e tij në mënyrë të pazakontë. Ky ndryshim ndodhi midis 5 nëntorit 2024, ditës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, dhe 31 janarit 2025.

Lajmi u bë i ditur nga astronomi Jonathan McDowell i Harvard-Smithsonian Center for Astrophysics, i cili e publikoi informacionin në platformën X.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ VV spot për qeverinë Kurti 3 por ende s’ka negociata 

Kosovë/ VV spot për qeverinë Kurti 3 por ende s’ka negociata