UASHINGTON, 29 shtator /ATSH-AFP/ - Republikanët kanë regjistruar një avancim të lehtë në sondazhe, pesë javë para zgjedhjeve legjislative të 4 nëntorit, por parashikimet nënvizojnë karakterin e paparashikueshëm të zgjedhjeve që do të vendosin për maxhorancën e Kongresit për dy vitet e ardhshme.
"Senati amerikan, aktualisht i dominuar nga aleatët demokratë të presidentit, Barack Obama, ka 60 për qind të mundësive për të kaluar nën kontrollin republikan", sipas parashikimeve statistikore të faqes së internetit "FiveThirtyEight.com".
Sipas së përditshmes "New York Times" probabiliteti për një fitore të republikanëve është 67 për qind dhe 58 për qind sipas asaj të "Huffington Post".
Senati numëron 100 vende (dy për shtet), 36 prej të cilëve do të rinovohen në muajin nëntor. Republikanët duhet të fitojnë gjashtë vende për të kaluar nga 45 në 51 senatorë dhe për të siguruar gjithashtu maxhorancën absolute. Tre prej tyre janë fituar tashmë, sipas sondazheve (Virxhinia Perëndimore, Montana, Dakota e Jugut).
Lufta përqendrohet në rreth 10 shtete të tjera ku sondazhet janë të ngushta.
Maxhoranca e ardhshme varet nga rezistenca e demokratëve në shtatë shtete (Kolorado, Ajova, Luiziana, Alaska, Arkansas, Karolina e Veriut, Nju Hampshajër) dhe kapaciteti i republikanëve për të ruajtur tre shtete të tjera (Kentaki, Xhorxha, Kanzas).
Një sondazh i publikuar të shtunën në Ajova nga "Des Moines Register" i jep tashmë avantazh kandidatit republikan, Joni Ernst (6 pikë para). Në Karolinën e Veriut, demokrati në ikje, Kay Hagan ka konsoliduar avancimin e tij me disa pikë.
Por në përgjithësi, gara është e vështirë për demokratët në ikje, të cilët kërkojnë të shkëputen nga ulja e popullaritetit të presidentit amerikan, Barack Obama dhe të shënojnë pavarësinë e tyre në shtetet më konservatore si Arkanzas dhe Luiziana./
/ec/ a.jor.
/Shqiptarja.com