Me gjithë rrëmujën që vazhdon në Ukrainë, ka patur shumë diskutime gjatë javës së shkuar rreth asaj se si SHBA mund të ketë një marsh më shumë në luftën kundër “politikës së gazit” të Rusisë së Putinit.

Zakonisht, janë tregjet e reja si Rusia që përdorin naftën dhe gazin si një mjet politik. Dhe me të vërtetë, fakti që vende si Gjermania e marrin 1/3 e energjisë nga Rusia është një faktor kyç që e bën Europën të mos jetë aq entuziaste sa të mbështesi sanksionet tregtare. Sigurisht, rusët kanë nevojë për Europën po aq sa Europa ka nevojë për ta (ose në mos më shumë). Rreth 70% e të ardhurave nga eksporti për Rusinë vijnë nga nafta dhe gazi dhe pjesa më e madhe i shitet kontinentit të vjetër. Por asnjë lider Europian nuk do të rrezikojë të përballet me një mungesë energjie apo edhe me çmime që arrijnë majat në mes të dimrit.
 
Çeshtja është nëse do të mundet SHBA-ja, e cila po shndërrohet në një prodhues masiv i naftës dhe gazit, të ndihmojë Europën të shkëputet nga varësia Ruse për naftë dhe gaz. Administrata e Obamës beson se mund ta bëj dhe po përshpejton proçesin e përgatitjes së bërjes gati për eksport të gazit natyror të lëngshëm. Një lajm i cili u botua në faqen e parë të Neë York Times sugjeronte në një farë mënyre se energjia amerikane mund të bënte një diferencë të madhe në Europë dhe në konflikt të hapur me Rusinë.
 
 
Unë mendoj se kjo pikepamje është tepër optimiste. Dhe më poshtë po rendis arsyet përse:
 
LNG (gaz i lëngshëm natyror) është dhe ngelet një treg i lokalizuar. I pari port amerikan për exportin e gazit natyror të lëngshëm që i ploteson kriteret e Autoritetit Rregullator të Energjisë është port i Sabine Pass, mbi lumin Sabinë në kufirin midis Teksasit dhe Luizianës. Por ky port nuk do të futet në punë deri nga fundi i vitit 2015 dhe mbase deri në 2016. Tre portet e tjera që janë në listë pritje nuk e kanë marrë akoma dritën jeshile.
SHBA nuk ka prodhuar akoma naftë dhe gaz në masë të gjerë. Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Energjise parashikon se prodhimi i naftës do të arrij në 10 milion fuçi në ditë në 2017 kurse për momentin kjo shifër është 3 milion fuçi nafte në ditë. Duke patur parasysh faktin që SHBA vetë konsumon 90 milion fuçi në ditë të karburanteve nga burimet fosile nuk është se SHBA-ja do të shndërrohet në një eksportues edhe sikur prodhimi vendas të rritet.
Na nevojitet energji e lirë në vend nëse do të kërkojme një ‘rilindje’ të prodhimit. Kemi dëgjuar shumë rreth rritjes së prodhimit në SHBA në vitet e fundit. Por në një shkallë të gjerë, kjo rritje i atribohet çmimeve më të ulëta të gazit dhe naftës në vend. Biznesi amerikan kërkon të ndërtoj tubacione për të çuar naftën dhe gazin në fabrikat e prodhimit për të rritur konkurueshmërinë. Por nëse shikojmë se një pjesë e naftës dhe e gazit do të shkojë në Europë atëherë do të përballemi me nje luftë politike ose sindikaliste në vend.
 
Si përfundim, SHBA nuk mund ta shpëtoj Europën kur bëhet fjala për energji. Pa diskutim, kontinenti i vjetër ka nevojë të mbështetet te Rusia për energji. Por ka shumë gjasa që kontinenti i vjetër të rishikoj reduktimet në prodhimin e energjisë nukleare dhe subvencionet e tepërta për energji të pastër (që në fakt kanë ndikuar në rritjen e çmimeve) si dhe të shikojë në vende të tjera si Afrika Perëndimore për burime të reja energjie sesa të mbështetet te SHBA për një zgjidhje të shpejtë të furnizimit me energji. Ndërkohë, që përshpejtimi i proçesit të licensimit të porteve për transportin e gazit të lëngshëm nga SHBA mund ti çoj një mesazh politik Putinit, kjo nuk do të ndryshojë dinamikën e energjisë në Europë të paktën edhe për disa vite me radhë.
 
(*Rana Foroohar është asistente editoriale për çeshtjet ekonomike dhe biznesit për “TIME” 
Shkrimi origjinal u publikua në  Time.com 7 mars 2014 )