UASHINGTON, 13 korrik /ATSH-AFP/ - Guvernatori republikan i Wisconsinit dhe i padëshiruari i sindikatave, Scott Walker konfirmoi sot kandidaturën e tij për kampin republikan për zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016, duke u bërë anëtari i 15 i familjes së tij politike që hyn në garë.
"Do të kandidoj për presidencën e SHBA-së, për të luftuar për amerikanët dhe për të fituar për ta", shkruan në rrjetin social "Twitter" Scott Walker, 47 vjeç.
Guvernatori i Uiskonsinit konsiderohet një kandidat i rëndësishëm në garën e republikanëve për nominimin e kandidatit për president. Ai ka përballë 14 rivalë që e kanë nisur garën shumë më herët.
"Amerika ka nevojë për një lidership të ri e të freskët, me ide të mëdha nga jashtë Uashingtonit, për t'i realizuar objektivat", ka thënë më pas Walker.
Ai do të mbajë fjalimin e parë si kandidat zyrtar rreth orës 22:00 GMT në Waukesha, në shtetin e tij në veri të SHBA-së./
/ec/









