SHBA  - 11 akrobate femra janë plagosur gjatë një shfaqjeje cirku në shtetin e Rhode Island në SHBA.

Akrobatet ishin lidhur prej flokësh si një “llambadar njerëzor” në një platformë.

Struktura me akrobatet u ngrit në 10 metra lartësi si pjesë e numrit, por papritur litarët e platformës këputet dhe e gjithë struktura së bashku me vajzat bie poshtë. 

Shumë spektatorë të cirkut fillimisht menduan se gjithçka ishte pjesë e numrit që do të kryenin akrobatet.

Dritat u mbyllën menjëherë dhe në skenë mbërritën menjëherë mjekët. Akrobatet u dërguan në Qendrën e Traumas së Rhode Island për kurim.

Sipas zëdhënësit të spitalit, një prej tyre ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Redaksia Online
(f.i/shqiptarja.com)