Një amerikan në Detroit kërkon të shkëmbejë shtëpinë për një iPhone të ri pasi nuk arriti ta shesë këtë shtëpi gati të rrënuar, që vlerësohet deri në 3 000 dollarë, njoftoi një televizion lokal.
Shtëpia me tri dhoma e stilit kolonial, që gjendet në pjesën lindore të qytetit, ishte kuotuar fillimisht 5 000 dollarë.
Shtëpia është "viktimë" e kolapsit ekonomik të Detroitit, dikur zemra e industrisë globale të makinave dhe tashmë shtëpia e 78 000 banesave të abandonuara.
Nuk kaloi shumë kohë përpara se pronari i kësaj shtëpie të vendoste për ta shkëmbyer atë me prodhimin e fundit të Apple-it.
"Klienti im e shkëmbën me dëshirë pronën e tij me një iPhone6... Kam përshtypjen se ai kprkon versionin origjinal, megjithatë ai është gati të negociojë", thotë agjenti i pronave të patundshme, Larry Else për stacionin televiziv "Fox 2".
Në fakt, pronari e shkëmben shtëpinë edhe për një iPad 32-gigabyte.
Aktualisht, një Apple 6 Plus kushton mes 749 dhe 949 dollarë.
ATSH
/Shqiptarja.com