UASHINGTON, 13 korrik /ATSH-AFP/ - Shtëpia e Bardhë përshëndeti sot marrëveshjen e arritur mes Greqisë dhe drejtuesve të zonës euro duke theksuar se bëhej fjalë për një hap të rëndësishëm dhe të besueshëm në drejtimin e duhur.
"SHBA-ja e përshëndet këtë marrëveshje", deklaroi Josh Earnest, zëdhënës i presidentit amerikan, Barack Obama duke nënvizuar se etapa të rëndësishme mbeten ende për t'u zgjidhur.
Pas 17 orëve negocitash të vështira, drejtuesit e zonës euro arritën sot në mëngjes një marrëveshje unanime për negocimin e një plani të tretë ndihme me Greqinë dhe shmangien e një dalje të vendit nga unioni monetar.
"Samiti i zonës euro arriti një marrëveshje në unanimitet. Ne jemi të gatshëm për një program ndihme për Greqinë nëpërmjet Mekanizmit Evropian të Stabilitetit, me reforma serioze dhe një mbështetje financiare", theksoi presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk./
/ec/











