SHBA – Spanja zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB.

NJU JORK - Spanja u zgjodh sot anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB duke tjekaluar Turqinë, në përfundim të një vote në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Turqia, e përjashtuar nga Këshilli pas tre raudesh votimesh, mblodhi vetëm 60 vota kundrejt 132 që morri Madridi. Shumica që kërkohej ishte ajo e dy të tretave të vendeve anëtare, ose 128 vota.
Mbështetja ndaj kandidaturës së Turqisë ra përgjat raundeve duke kaluar gna 109 në 73 dhe më pas në 60 vota duke sjellë kështu një surprizë.
Venezuela, Malajzia, Zelanda e Re dhe Angola u zgjodhën që në raundin e parë, duke marrë mes 145 dhe 190 votave të anëtarëve të Asamblesë.
Pesë anëtarët e rinj  të përhkohshëm do të fillojë në janar mandatin e tyre dy vjeçar.
Këto pesë vende do të zëvendësojnë Ruandën, Algjerinë, Korenë e Jugut, Australinë dhe Luksemburgun.
Pesë antëarët e tjerë, që do të marrin gjithashtu funksionet vitin e ardhshëm janë, Lituania, Çadi, Nigeria, Kili dhe Jordania.
Këshilli ka edhe pesë anëtarë të përkohershëm, që kanë të drejtën e vetos mbi vendimet që merren (SHBA, Kinë, Francë, Rusi, dhe Britani e Madhe).
Këshilli i sigurimit në OKB ka përgjegjësinë kryesore të ruajtjes së paqes dhe të sigurisë në botë.
Ai mund të imponojë sanksione dhe të autorizojë përdorimin e forcës ushtarake si dhe mbikqyr misionet e ruajtjes së paqes. Këto vendime në parim janë detyruese dhe duhet të mbledhin të paktën nëntë vota në 15, pa veto./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit