Një stuhi dimërore që ka përfshirë Teksasin, Kansasin dhe Oklahomën gjatë fundjavës që lamë pas ka lënë të paktën 14 persona të vdekur nga aksidentet dhe përmbytjet.

Tetë mbetën të vrarë nga përmbytjet në veri të Teksasit, ndërsa gjashtë të tjerë vdiqën nga aksidentet në Kansas dhe Oklahoma, raporton AFP.

Nga akulli rreth 100 aksidente raportohen në Teksas, ndërsa miliona njerëz kanë pasur vështirësi për t’u kthyer në shtëpi pasi kanë kaluar fundjavën për festën e “Falënderimeve”.

Stuhitë kanë lënë rreth 150 mijë njerëz ka energji elektrike në Oklahoma.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)