Nga një sulm me armë në San Bernardino kanë mbetur të vrarë të paktën 14 persona si dhe janë plagosur 17 qytetarë të tjerë. Sulmi ka ardhur nga tre persona të veshur me uniformë ushtarake në një qendër sociale.
Autoritetet amerikane dhe policia raportojnë se 14 persona kanë mbetur të vdekur nga të shtënat në qëndrën sociale në San Bernardino. Policia ka bërë të ditur se sulmi ka nisur rreth orës 11:30 me orën lokale.
Fox 11 raporton se sulmi është kryer nga tre persona të kamufluar me uniformë ushtarake, të cilët janë larguar me një makinë fuoristradë të zezë.
Sulmi ka ndodhur në një qendër shërbimi social ku ndodhet rreth 30 mijë persona me aftësi të kufizuara dhe një staf prej 670 persona. Policia ka urdhëruar njerëzit që të evitojnë zonën ku ka ndodhur ngjarja. San Bernardino është një qytet me mbi 200 mijë banorë, e lokalizuar 60 milje në Los Angeles.
/Shqiptarja.com

FOTO