UASHINGTON, 5 dhjetor /ATSH-AFP/ - Piratët informatikë përgjegjës të sulmit kibernetik ndaj gjigantit "Sony Pictures" nxorën informacione konfidenciale të 47 mijë individëve dhe personaliteteve, theksuan sot ekspertët e sigurisë informatike.
Emrat, adresat, numrat e sigurimeve sociale dhe datat e lindjes janë vjedhur gjithashtu, majftueshëm informacion sa që mundëson një vjedhje të identitetit, sipas kompanisë, Identity Finder.
"Më shqetësuese është numri shumë i lartë i numrave të sigurimeve sociale të gjetura në dosjen që analizuam", theksoi presidenti i kësaj kompanie, Todd Feinman.
Ai cilësoi se këto numra shfaqen në më shumë se 400 dokumente të ndryshme, duke i dhënë piratëve mundësinë që të shkaktojnë shumë dëme. Sipas tij, rreth 15 mijë personave, aktual ose ish-punonjës të "Sony"-t, u është vjedhur numri i sigurimeve sociale.
"Sony Pictures" konfirmoi këtë javë se kishte qenë viktimë e një vjedhje shumë të madhe të të dhënave konfidenciale në fund të nëntorit. Përveç këtyre informacionesh konfidenciale, edhe pesë filma, duke përfshirë edhe filma që ende nuk kanë dalë për publikun, janë vjedhur.
Sean Sullivan, ekspert i "F-Secure" theksoi se bëhet fjalë për sulmit më të madh informatik që një kompani ka pësur zyrtarisht.
Por ai uk e mori parasysh hipotezën se ky sulm mund të jetë orkestruar nga Koreja e Veriut.
Ai më shumë paraqiti tezat e kërcënimit për zhvatje apo reagim nga përkrahësit që i kundërvihen rregullave të mbrojtjes së të drejtave të autorit./
/G.S/









