VLORË- Zv.ambasadori amerikan në Tiranë, Henry Jardine garanton mbështetjen e SHBA-ve ndaj strukturave të luftës ndaj lëndëve narkotike. Deklarata e tij ka ardhur pas një vizite në Drejtorinë e Kufirit në Vlorë.
 
Jardine vlerësoi arritjet e kohëve të fundit të strukturave anti-drogë për sekuestrimin e sasive të kosidnerueshme të lëndëve narkotike në Qarkun e Vlorës, por nuk ka lënë pa përmendur edhe vështirësitë që kjo strukturë ndesh gjatë operacioneve.
 
“Pata mundësinë që të mësoj rreth punës në portin e Vlorës, një punë që është mjaft e rëndësishme. Dëgjova për vështirësitë me të cilat përballen punonjësit lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike, apo për sukseset që kanë patur kohët e fundit për ndalimin e sasinë e konsiderueshme të drogës. Risiguroj drejtorinë e Poliocisë dhe Doganave për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm përmes zyrave tona, duke ofruar asistencë ndaj jush. Ne vlerësojmë bashkëpunimin e mirë me Drejtorinë e Policisë dhe Drejtorinë e Doganave.
 
Zv.ambasadori amerikan u njoh nga afër edhe me aparaturat që funksionojnë në Vlorë për identifikimin dhe kontrollin e mjeteve të dyshuara për lëndë narkotike. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)