Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) ka spiunuar presidentët francez, Zhak Shirak, Nikola Sarkozi dhe Fransua Holand. Uikiliks thotë se përgjimi ka ndodhur gjatë viteve 2006-12.
Faqja e publikimit të dokumenteve sekrete citon “një raport top sekrete të inteligjencës dhe një dokument teknik”.
SHBA nuk ka konfirmuar vërtetësinë e dokumenteve, ndërsa Holande ka thirrur sot këshillin e mbrojtjes për këtë çështje, thotë një ndihmës i tij.
Në vitin 2013, NSA u akuzua se kishte spiunuar kancelaren gjermane, Angela Merkel. Uikiliks ka nisur që martën publikimin e dokumenteve sekrete "Espionnage Elysee", duke iu referuar pallatit presidencial në Francë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com