UASHINGTON, 9 dhjetor /ATSH-AFP/ - Teknikat e riforcuara të marrjes në pyetje nga CIA kundër të ndaluarve pas 11 shtatorit nuk kanë qenë efikase dhe kanë qenë më brutale nga ato që agjencia e spiunazhit kishte deklaruar deri tani, sipas një raporti shumë të pritshëm nga Senati amerikan.
Komisioni i shërbimit sekret të Senatit publikoi sot një version të shkurtuar të një raporti të detajuar hetimi parlamentar që denoncon mbajtjen sekret të 100 personave të dyshuar për lidhjet me Al-Kaedën, një program i autorizuar në mënyrë sekrete nën presidencën e George W. Bush./ /ec/  a.jor.