Një punëtor shëndetësor që merrej me trajtimin e Thomas Duncan të parin amerikan që vdiq nga virusi i Ebolës, ka rezultuar të jetë prekur nga virusi vdekjeprurës i Ebolës.

Ndërsa punonjësit e Departamentit të shërbimeve shëndetësore në Texas thonë se kanë qenë në dijeni për ekzistencën e një rasti të dytë në SHBA. Personi i parë më Ebola në Amerikë me Ebola, e mori këtë virus në vendin e tij të lindjes, dhe humbi jetën në një spital të Dallasit.

Duncan rezultoi me Ebola më 30 shtator, 10 ditë pas mbërritjes nga një fluturim nga Monrovia nëpërmjet Bruskelit dhe u sëmur pak ditë pasi arriti në SHBA.

Shpërthimi i tanishëm i Ebolas, i përqëndruar më tepër në Liberi, Guine dhe Sierra Leone ka marrë jetën e më shumë se 4 mijë personave dhe 8300 të tjerë janë të dyshuar.
 



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)